Ibrahimi arriti në të gdhirë në fshat. Gruaja flinte dhe ai nuk e zgjoi. Pranë vatrës gjeti darkën që ajo i kishte lënë gati. Mishi ishte akoma i ngrohtë. E zbrazi shpejt kusinë dhe doli jashtë të pinte ujë pusi. Agimi ishte i freskët. Ngriti kokën lart dhe hëna iu duk si një sy deleje i mbyllur. Pasi piu ujë hoqi këmishën dhe lau sqetullat e barkun.Kapitulli 2 - Romani ''Te Jetosh Ne Ishull'' Ben Blushi
Ibrahimi arriti në të gdhirë në fshat. Gruaja flinte dhe ai nuk e zgjoi. Pranë vatrës gjeti darkën që ajo i kishte lënë gati. Mishi ishte akoma i ngrohtë. E zbrazi shpejt kusinë dhe doli jashtë të pinte ujë pusi. Agimi ishte i freskët. Ngriti kokën lart dhe hëna iu duk si një sy deleje i mbyllur. Pasi piu ujë hoqi këmishën dhe lau sqetullat e barkun.